Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një padi e bërë nga vartësi i saj, bëri që ish drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj të thirret në prokurorinë e Shkodres. Ajo ka mbërritur në orën 11.55 minuta te se premtes në organin e akuzës së kryeqendrës së veriut, ku u mor në pyetje për 1 ore nga prokurori i çeshtjes, i cili kishte regjistruar akuzën e ngritur nga ish drejtori i kontrollit në Tatime Agron Ramadani.
Ky i fundit ka denoncuar Shehajn për presion, pasi sipas tij në 30 dhjetor të 2014-es, i është kërkuar firmosja e një urdhër ?rimbursimi, gjë që ai nuk e ka kryer. Burime nga prokuroria thonë se Shehaj e ka mohuar një akuzë të tillë, ndërsa në dalje e pyetur nga mediat nuk pranoi të përgjigjet duke u mjaftuar me një urim.
Brisida Shehaj, ish drejtoreshe e tatimeve: Gëzuar festat
Mesohet se prokuroria e Shkodres ka regjistruar disa procedime penale për dyshime për rimbursime të paligjshme të TVSH. Ramadani të njëjtën padi bëri pak kohë më parë edhe ndaj drejtorit të Shkodres Hysen Hysaj, i cili u arrestua me akuzën se kishte favorizuar firmën e nipit të tij.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/burime-ish-drejtorja-e-tatimeve-shehaj-thirret-ne-prokurorine-e-shkodres/