Një tjetër rast trafiku ndërkombëtar droge, është goditur në pikën kufitare të Kapshticës. Në pranga kanë përfunduar: Besim Zenuni, 55 vjeç dhe Ermira Elezi, 25 vjeçe, të dy banues në Tiranë.
Në automjetin, tip ?Peugeot? me targë AA433OE, ku ata udhëtonin janë ndaluar për një kontroll të imtësishëm në vijën e dytë.
Në kabinën e mjetit, (sediljet e pasme dhe të përparme), brenda gomës rezervë si edhe në pjesën e shasisë, u konstatuan të fshehura 34 pako me kanabis, të mbështjella me letër natriban.
Pas peshimit rezultoi se droga ishte 23 kg. Nga marrja e deklaratave të tyre, mësohet se dy të arrestuarit kishin si destinacion shtetin turk