Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar 14 muajt e fundit rreth 13 ton kanabis, pjesa dërrmuese e të cilit vinte nga Shqipëria.
Për çështje që lidhen me trafikun e drogës janë arrestuar në të njëjtën periudhë më shumë se 12 mijë persona.
Sa i përket nacionalitetit të të arrestuarve, dominojnë shqiptarët dhe grekët. Këta të fundit po përfshihen përherë e më shumë në transportimin e drogës, të joshur nga pagesa prej 1000 eurosh për çdo rrugë.
Autoritetet greke thonë se përfshirja e shtetasve vendas shpjegohet me vështirësitë që ka krijuar kriza ekonomike, duke duke bërë mjaft prej tyre që të përpiqen për të siguruar të ardhura nëpërmjet veprimtarive të paligjshme.
Policia greke publikoi të enjten pamje nga asgjesimi i rreth 2,5 tonë kanabis, si dhe 58 kg heroinë të kapur dy muajt e fundit.
Asgjesimi u bë me mënyrën e djegies në furrnaltë, në një zonë e cila nuk bëhet e ditur, por në prani të prokurorit dhe të oficerëve të drejtorisë së sigurimit publik të Athinës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/greqia-ka-sekuestruar-13-ton-kanabis-te-sjelle-nga-shqiperia/