Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas Vetingut një tjetër ligj është ankimuar në gjykatën kushtetuese nga gjyqtarët.
Unioni i gjyqtarëve dhe Shoqata e Kombëtare e Gjyqtareve kanë ankimuar ligjin për statusin e gjyqtarit, i cili sipas tyre është antikushtetues dhe madje cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe shkel standardet e përcaktuara nga Komisioni i Venecias.
Ankimimi u dorëzua nga kreu i Unionit Gert Hoxha dhe kryetari i shoqatës së gjyqtareve Erion Bani, të cilët kanë sqaruan edhe pikat ku ata pretendojnë se shkelet kushtetuta.
Bani: Cenohen disa parime kushtetuese, parimin e shtetit të së drejtës, parimin e sigurisë juridike, parimin e ndarjes së pushteteve, parimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e barazisë përpara ligjit. Mohon të drejtat e statusit të gjyqtarit, parashikuar nga Neni 138 i Kushtetutës, konkretisht paprekshmërinë e pagës dhe përfitimeve të tjera siç është edhe e drejta e karrierës.
Cenon parimet e procesit të rregullt ligjor, siç është e drejta për t?u gjykuar nga gjykata e krijuar me ligj, cenon të drejtën për të pasur një mbrojtje efektive.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/unioni-i-gjyqtareve-ankimon-ne-kushtetuese-ligjin-per-statusin-e-gjyqtarit/