TIRANE- Dy persona ka humbur ndjenjat pas përplasjes me policinë ku IKMT ka ndërhyrë për shembjen 6 banesave te rruga 'Faik Konica' në kryeqytet për zgjerimin e rrugës që lidh stadiumin kombëtar me Fakultetin Filologjik.
Banorët nuk kanë lejuar shembjen e objekteve, duke kundërshtuar IKMT dhe qëlluar me gurë punonjësit e Inspektoriatit dhe policinë.
Situata ka precipituar dhe dy banorë kanë humbur ndjenjat nga përplasja e banorëve me IKMT dhe policinë.
Pas përplasjes ka mbërritur në vendin e ngjarjes ambulanca dhe FNSH.
Pronarët e objekteve pretendojnë se janë dhunuar nga policia gjatë përplasjes.