TIRANA -- Shqipëria është pro integritetit dhe sovranitetit te Ukrainës , kjo ka qënë deklarata e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli nga komisioni i politikës së jashtme ku ishte thirrur me kërkesë të antarve të raportonte për situatën në Ukrainë. Shefja e Mbrojtjes ka dënuar ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Krime.
Pas mbledhjes me dyer të mbyllura kryetarja e komisionit Arta Dade u shpreh se qëndrimi i Shqipërisë është i unifikuar me organizmat euroatlantike.
Por nënkryetari i këtij komisioni Aldo Bumci ka hedhur akuza ndaj qeverisë shqiptare dhe konkretisht ndaj shefit të qeverisë Edi Rama duke e quajtur "të papranueshme heshtjen e tij" ,ndërsa e ka komentuar qëndrimin e ministrisë së Jashtme si të zbehtë.