Gjykata e Vlorës ka dhënë masën detyrim paraqitje pranë shërbimit të provës për shefin e Hetimit të Aksidenteve në Vlorë.
Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtarja Mirela Mishgjoni, ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga prokurori Klodian Llalo.
Myslym Ismailaj tentoi të ndryshonte deklaratën e shoferit të aksidentit Petro Beja, 21 vjeç ku mjeti tip ?BMW X6? ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të hapur për ndërtimin e ?Lungomares? ku ka humbur jetën pasagjeri Kristo Panajoti, 17 vjeç.