Gjykata Përmetit e liron nga qelia dhe e çon në SPAK: Detyrim paraqitje për Henri Çilin

Report TV 2020-03-04

Views 1

Pas 9 orëve seancë maratonë, gjyqtari i gjykatës së Përmetit Dritan Hasani ka liruar nga qelia botuesin dhe pronarin e UET-së Henri Çili, i cili u arrestua dy ditë më parë me 6 akuza, por tashmë do të hetohet dhe gjykohet në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Nga 31 personat që sot dolën para gjykatës, gjyqtari ka shqyrtuar dhe dhënë vendimet për 29 prej tyre, teksa 16 vendosi t'i linte në burg, 11 në detyrim paraqitje dhe 2 në arrest shtëpi.

Për 2 të tjerët, biznesmenit Sait Fishta do i komunikohet masa nesër në spital ku ndodhet në Tiranë, ndërsa për administratorin e pronave të Çilit, Betim Shkupi do të vendosë një tjetër gjyqtar, pasi Dritan Hasani deklaroi se ka konflikt interesi duke qenë se kanë qenë shokë në fakultet. Sa i përket personave të tjerë, noterja Shpresa Gjocaj është lënë në detyrim paraqitje, drejtori Juridik i UET-së Ilir Korbi do të vijojë të hetohet në arrest shtëpie duke u liruar nga qelia, po ashtu edhe vëllai i biznesmenit, Sait Fishta, Besniku.

Share This Video


Download

  
Report form