Kushtetuesja nis versionin e ri të vetingut në Venecia - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-30

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji i vettingut duket se ka hyre ne nje spirale te re dhe shkak këtë here është bere përkthimi i ligjit. Gjykata Kushtetuese i ka nisur këtë te mërkure Komisionit te Venecias nje version te ri te ligjit te vettingut ne gjuhen angleze per shkak te vërejtjeve qe opozita kishte rreth përkthimit anglisht te draftit. Gjykata Kushtetuese i kishte nisur me herët Komisionit te Venecias versionin anglisht te këtij ligji te përkthyer nga euralius; por demokratet gjeten ne këtë material terma te cilët sipas tyre nuk janë përkthyer korrekt e qe mund te ndikojnë ne mendimin qe do te japë Komisioni i Venecias, dhe per kete arsye ata vunë ne dijeni Gjykatën Kushtetuese. Nga ana e saj Gjykata kontaktoi përkthyes te licencuar per te verifikuar versionin anglisht te ligjit dhe mësohet se përkthimi i disa termave te kontestuar nga opozita është korrigjuar. Ky material i është nisur tashme Komisionit i cili do te japë mendimin e tij ne mbledhjen e datës 9 dhe 10 dhjetor. Kjo problematike me përkthimin anglisht te ligjit te vettingut iu është bere e njohur deputeteve demokrate edhe gjate mbledhjes se grupit parlamentar nga kryetari i PD Lulzim Basha, i cili ka sqaruar deputetet se edhe kushtetuta edhe ligji i vettingut qe i janë dërguar Komisionit te Venecias, kane probleme me variantin e përkthyer anglisht. Dhe ekspertet demokrate e kane bere gati tashme kërkesën drejtuar Komisionit te Venecias per kete çështje dyshojnë se gabimet ne përkthim jane te qëllimshme. E ndërsa larg kamerave PD po lufton qe teksti anglisht te jete identik me formulimet shqip ne kushtetute dhe ne ligjin e vettingut para gazetareve lideri i opozitës i është kundërpërgjigjur kreut te Komisionit te Reformës ne Drejtësi Fatmir Xhafaj. Ligji i vettingut dhe zbatimi i reformës ne drejtësi jane kusht per hapjen e negociatave, por Gjykata Kushtetuese mbetet ne pritje te opinionit te Komisionit te Venecias para se te shprehet nëse ky ligj eshte apo jo ne përputhje me Kushtetutën.

Share This Video


Download

  
Report form