Rama: BE, jo vakum në Ballkan - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama i kërkon Bashkimit Europian qe te pranoje ne gjirin e tij vendet ballkanike, pasi ne te kundërt Rusia dhe militantet islamiste, do te tentojnë te shtojnë ndikimin e tyre ne kete rajon. Ne nje interviste per gazetën ?Frankfurter Allgemeine Zeitung?, te cituar nga agjencia ?Reuters?, shefi i qeverise shqiptare paralajmëron se nese kjo nuk ndodh, do te krijohej nje vakum ne Ballkan. ?Nëse duam nje BE te sigurte e te qëndrueshëm dhe se bashku me te edhe nje Europe te sigurte, nuk eshte mire qe te kete boshllëqe. Ne nuk duhet te harrojmë se ka gjithashtu edhe aktore te trete, qe luajnë lojën e tyre dhe qe do te mund te përfitojnë nese BE le nje vakum. Po flas per Rusinë, por edhe per islamin radikal?.Rama tha me tej se Shqipëria do te vazhdoje te beje progres drejt anëtarësimit ne BE, por kishte dyshime persa i përket aftësisë se bllokut per te pranuar anëtare te rinj.?Nuk eshte puna se edhe per sa gjate do te kemi nevoje, por sesi do te vazhdoje te zhvillohet unioni. Ndërkohë ne jemi politikisht ne forme te mire, por BE nuk eshte aktualisht?.Edhe gjate takimit ne Berlin me kancelaren Merkel, Rama tha se faktorë te jashtëm duan te përfitojnë nga çdo pasiguri per te prishur marrëdhëniet e rajonit me BE. Shqetësimin e kryeministrit Rama se Rusia do te perpiqet te shtrije ndikimin ne vende si Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, e kane shprehur edhe diplomate ne rajon.

Share This Video


Download

  
Report form