Ora News – Strategjia e transportit, kërkohet rritje e buxhetit për mirëmbajtjen e rrugëve

Ora News Lajme 2016-11-29

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Buxheti i caktuar për mirëmbajtjen e rrugëve aktualisht është vetëm 25-30% i buxhetit të nevojshëm.
Kështu përcaktohet në strategjinë sektoriale të transportit për vitin 2016-2020 i cili tashmë ka hyrë fuqi dhe për zbatimin e tij ngarkohet Ministria e Transporteve. Për periudhën 2015-2019 shpenzimet për këtë zë janë vlerësuar 329 milion Euro po përsëri shpenzimet aktuale të buxhetit kombëtar për rrjetin rrugor kanë qenë më pak se pagesat e mbledhura nga përdoruesit si akciza e karburantit apo taksa e qarkulllimit të karburantit.
Shqipëria renditet e fundit në rajon përsa i përket fondeve që shpenzon për mirmbajtjen e rrugëve duke lënë pas Kosovën, Maqedoninë apo Serbinë.
Pavarësisht diskutimeve të shumta për dhënien me konçesion të rrugëve midis të cilave më e diskutura rruga e Kombit në strategji përcaktohet se Rrjeti rrugor shqiptar ka vështirësi në gjetjen e bashkëpunimeve financiare PPP për shkak të nivelit të ulët të trafikut.Nisur nga kjo në strategji është vlerësuar se projektet për koncesione të autostradave që përfshijnë shpenzime të mëdha nuk kanë gjasa të materializohen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/strategjia-e-transportit-kerkohet-rritje-e-buxhetit-per-mirembajtjen-e-rrugeve/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS