Koha e vrenjtur dhe shiu nuk i ndali kuriozët të shihnin nga afër sallën më të zhurmshme në Shqipëri. Atë që çdo të enjte pushtohet nga debatet, por që në 28 dhe 29 nëntor dyert i ka të hapura vetëm për qytetarët e jo politikanët.
Vizitori i parë është pikërisht Bashkim Saraçi. Vite më parë si pak kush kishte pasur fatin të lëvizte nëpër këto ambiente dhe të ndërtonte për deputetët e komunizmit tavolinat e punës.