Tirana, kryeqyteti i Shqiptarise - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kater kryetaret e bashkive te qyteteve shqiptare , te Prishtines, Tetova, Ulqini dhe Presheva kane mberritur ne Tirane per te qene pjese e krijimit te unionit te bashkive shqiptare. Per kryebashkiakun Veliaj ky projekt nuk ka te beje me nacionalizimin por me forcimin e bashkëpunimit mes qyteteve ku jetojne shqiptaret.

ERJON VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE SE TIRANES
?Ky nuk është një projekt nacionalist, por është një projekt praktik, një mënyrë fantastike që 5 bashkitë kryesore të mblidhen në Tiranë. Fati i Shqipërisë është se rrethohet nga shqiptarë të tjerë, ndaj besoj se është shumë e rëndësishme që të mësojmë nga njëri-tjetri. Ajo që po funksionon mirë në Prishtinë, në Tetovë, në Ulqin ose në Preshevë; çfarë mund të mësojë prej tyre Tirana, por edhe çfarë mund të japë në shkëmbim.

por ky projekt do te zgjerohet duke bashkëpunuar edhe me drejtuesit e qyteteve te tjera ku jetojne shqiptaret ne rajon


SHPEND AHMETI
KRYETAR I BASHKISE SE PRISHTINES
?Problematika e qyteteve shqiptare, pajtohem që është problematikë e veçantë, e cila na detyron, na sfidon që të bashkëpunojmë, në mënyrë që këto çështje t'i shkëmbejmë edhe si përvoja, edhe si zgjidhje, e pse jo, edhe nëse diçka ka që e kemi provuar dhe s?ka ecur, t'i themi të tjerëve që mos e provoni, sepse kjo nuk funksionon

TEUTA ARIFI
KRYETARE E KOMUNES SE TETOVES
?Mendoj se mënyra se si e kemi kuptuar këtë ide dhe këtë nismë është në fakt ai patriotizmi modern, patriotizëm i cili përveç elementit deklarativ, ka të bëjë me punën të cilën ne në baza ditore të gjithë, kemi për detyrë ta bëjmë për vendet tona, qytetet tona.
Më pas kryetarët e komunave dhe bashkive të rajonit morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të shpalljes së Pavarësisë së Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form