Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga parlamenti. Deputeti Edmond Spaho tha se maxhoranca e nxori nga rendi i ditës dekretin e presidentit për ligjin e mbetjeve, ndërsa protestat e qytetarëve u injoruan. Spaho saktësoi se bojkoti i opozitës është vetëm për seancën e sotme.
?Me qindra qytetarë filluan një protestë që dje dhe kryeministri vjen e hedh një lum sharjesh në Kuvend. Ligji për importin e mbetjeve qenka sipas tij i fjalës së fundit. Në shenjë proteste ne vendosemi të largohemi. E kemi bojkotin vetëm për sot. Në mënyrë të njëanshme maxhoranca e nxori nga rendi i dekretin. Ne do kërkojmë që në Shqipëri mos të ketë import plehrash, deri sa ky ligj të rrëzohet.?, tha Spaho.