http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuzhina mesdhetare greke vjen ne Tirane me nje festival te produktive ushqimore. Gatimet dhe produktet tipike greke janë sjelle per publikun ne nje event te veçante. Nje nga shefat e kuzhinës greke Jorgo Papadhopulos ka gatuar per te pranishmit nje recete qe duket sa greke po aq dhe shqiptare. Mish pule me klitharaq ose thëne ndryshe me makarona, e sjelle ne nje version me modern nga gatimi tradicional. Me një përvoje 25 vjeçare ne vendit te tij, por dhe 2 vjet pune ne kryeqytetin shqiptar, shefi i kuzhinës greke tregon se gatimet e dy vendeve kane shume te përbashkëta sidomos vitet e fundit.?Kam qene ne Tiranë para dy vjet e gjysme. Mund te them se te dy vendet, Greqia dhe Shqipëria kane shume te përbashkëta ne ushqim dhe gatim. E them ketë duke pasur parasysh se shume shqiptare jetojnë ne Greqi dhe shume greke jane vendosur këtu. Edhe mënyrën e gatimit e kemi te njëjte dhe te orientuar ne përdorimin e produkteve bio.?E padyshim kur flitet per ushqimin, vaji i ullirit apo djathi janë krenaria e Greqisë. Ambasadorja greke ne Tirane theksoi se vendi i saj është nder te paret ne Europe per prodhimin e vajit te ullirit.?Produktet tona janë unike dhe me shume vlere. Ndihemi krenare pasi jemi prodhuesi i 5 ne europe me mbi 100 produkte origjinale. Po ashtu jemi te tretet ne europe sa i përket prodhimit te vajit te ullirit. Por duke pasur parasysh sipërfaqen, ne prodhojmë per fryme sasinë me te madhe te vajit te ullirit ne bote.?Festivali treditor i kuzhinës se vendit fqinj, me Vizion Plus Media Partner, do te ofroje per publikun gatime nga me te ndryshmet, te shoqëruara ne mbrëmje edhe muzike greke.