Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Viti 2017 do ti gjejë Forcat e Armatosura Shqiptare me armatime të standardeve të NATO-s, kjo falë 5000 beretave donacion nga Italia dhe 250 mjeteve të blinduara nga SHBA. Nga Komisioni i Sigurisë ku raportoi për buxhetin, Kodheli garantoi se mosdekretimi i Shefit të Shtabit nga Presidenti i Republikës nuk e cënon punën e Forcave të Armatosura. Por për kreun e Komisionit, Spartak Braho, situata është shqetësuese dhe duhet të zgjidhet sa më parë.
Mosdekretimi nga Presidenti i Shefit të Shtabit nuk e pengon punën e ushtrisë.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dha këtë garanci në Komisionin e Sigurisë, ku u shoqërua nga numri dy i Shtabit.
Kodheli: Unë nuk jam njoftuar akoma zyrtarisht se kjo ka ndodhur, por gjithësesi refuzimi i shkon Kryeministrit. Unë kam në krah zëvëndës/shefin e Shtabit, kështu që të jeni të qetë që nuk ka asnjë problem lidhur me mbarëvajtjen e punëve brenda nesh.
Por për kreun e Komisionit të Sigurisë, situata është shqetësuese ndaj edhe kërkoi zgjidhje sa më të shpejtë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtabi-pa-shef-kodheli-refuzimi-i-presidentit-nuk-bllokon-punen-e-fa/