http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Goditet nje linje e trafikut të lëndëve narkotike në Shkodër, ndërsa ne plazhin e Gjipese ne jug, është sekuestruar një gomone qe dyshohet se do te çonte drogë drejt Italisë. Aksioni i policisë se Shkodrës i koduar me emrin ?Kufizi? u zhvillua ne mëngjes. 88 hashash po transportohej nga 5 persona, te cilët u arrestuan. Ata po tentonin ta kalonin kanabisin ne malin e zi. Lënda narkotike ishte vendosur ne nje kamionçinë. Edhe pikën Kufitare të Muriqanit u arrestua Alvaro Balaj. Atij iu gjeten te fshehura ne dyert e makinës disa pako, ku në total ishin 19 kg hashash. Aksioni tjetër antidroge ne jug u finalizua me bllokimin nga policia kufitare te një gomonje. Pas ndjekjes në det të hapur, policia arrestoi edhe 3 persona nga Vlora. Hetimet vijojnë per te vërtetuar nese mjeti lundrues do përdorej ajo jo per trafik droge.