TIRANE-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti në takim kryetaren e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Christa Markwalder, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë.
Meta, pasi i uroi Markwalder mirëseardhjen në Shqipëri, vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve tona, duke i cilësuar të veçanta falë pranisë tepër domethënëse të komunitetit shqiptar në këtë vend mik si dhe në kuadër të gjithë vlerave, që Shqipëria dhe Zvicra ndajnë së bashku si dy vende demokratike dhe të interesave të përbashkëta.