Ora News – Shkodër, ambasadori hungarez: Të hapen dosjet e komunizmit

Ora News Lajme 2016-11-17

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Megjithëse në këto 26 vite politika shqiptare i ka përmendur shpesh, por pa bërë asgjë konkrete deri më sot, hapja e dosjeve të regjimit komunist mbetet një pikë kyçe që ndan të ardhmen e vendit nga e djeshmja. Vendet që kanë histori të ngjashme me Shqipërinë, por që ndryshe nga kjo e fundit e kanë trajtuar të shkuarën komuniste, apelojnë që të hapen dosjet. I radhës është mesazhi i ambasadorit Hungarez Antal Heirez, i cili thekson se megjithëse nuk është një hap i lehtë pasi në mes qëndron politika, ai duhet hedhur.
Antal Heizer, ambasador i Hungarisë: Ne jemi duke jetuar historinë. Është një histori personale për të parët tanë. Është mese e qartë se sado që kanë kaluar 60 vjet, ajo është e njëjta. Kjo nuk është dicka që duhet ta largojmë, por është një fakt,. Në të gjitha vendet socialiste shtrohet pyetja ti hapim apo jo dosjet. Në disa vende kanë qënë indiferent. Në Hungari për fat të mirë dosjet e 56 po hapen. Shpresojmë që edhe në Shqipëri dosjet të hapen. E kuptoj që është një gjë jo e lehtë sepse në mes është politika. Mendoj se nëse dosjet do të hapen, kjo është gjë e mirë pasi fillon dicka e re në historinë e vendit. e di që nuk është e lehtë. Çeshtja nuk shtrohet kush është djalë i mirë apo i keq, por të kuptojmë çfarë ndodhi.
Lidhur me hapjen e negociatave, ai shprehet se Hungaria e mbështet vendin tonë, por përgjigjen se çfarë pritet të ndodhë, duhet ta presim të premten kur ministri i jashtëm i këtij shteti do të jetë në Tiranë.
Antal Heizer, ambasador i Hungarisë: Së pari, Shqipëria ka qënë gjithmonë pjesë e Europës. Nuk është çeshtja nëse do të hyjë apo jo. Hungaria ka qënë mbështetese e integrimit të Shqipërisë dhe do të vijojmë ta bëjmë. Nuk është çeshtja se duhet ti japim votën, por lidhet me çeshtje juridike. Sonte ministri i jashtëm Hungarez është në Shqipëri dhe nesër ju do të merrni përgjigjen zyrtare se çfarë do të ndodhi me hapat e metejshëm të Shqipërisë, por edhe qëndrimin e vendit tonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasadori-hungarez-te-hapen-dosjet-e-komunizmit/

Share This Video


Download

  
Report form