Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy shtetas u arrestuan, një tjetër u shpall në kërkim dhe një i katërt po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.
Këto janë rezultatet e operacionit të koduar ?Brryli?, i cili ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike, ndërsa dispononte armë zjarri dhe municione luftarake.
Në pranga përfunduan Danjel Kilja, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Mirjan Hoxha, 29 vjeç, i dënuar më parë.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale E. Ç, ndërsa po ndiqet penalisht në gjendje të lirë 22 vjeçari A.K, i dënuar më herët për vjedhje.
?Arrestimi i këtyre shtetasve u bë falë informacioneve të marra, se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin veprimtarinë e jashtëligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e ?Brrylit??, sqaron policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/goditet-grupi-i-shperndaresve-te-droges-tek-brryli-kapen-edhe-arme/