Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sot është Dita Botërore e Tolerancës, por në bankat e shkollës përgjithësisht ky nocion i referohet tolerancës fetare dhe nuk shtrihet më gjerë. Mësuesit janë të detyruar të punojnë më orë të hapura, po ashtu psikologët për të promovuar ndjesën e të pranuarit të tjetrit edhe kur ai është ndryshe.
16 nëntori është Dita Botërore e Tolerancës, por në kurrikualet e shkollës adoleshentët mësojnë vetëm për tolerancën fetare dhe jo më gjerë mbi këtë sjellje pranuese, ndaj mësuesit punojnë me orë të hapura për të rritur edukimin e tyre.
Rozvana Nano: Të kultivojmë në një mënyrë apo një tjetër durimin, tu japim modele sesi menaxhohet toleranca, mungesa e tolerancës. Ka veprimtari praktike, orë të lira që ne i vëmë në dispozicion të këtyre temave që janë shumë interesante, por për tolerancën fetare është më tepër tek Sociologjia.
Psikologët janë ata që punojnë nga afër me individë poblematikë, rastet referohen kryesisht nga mësuesit ose prindërit.
Patricia Lami: Ne në shkollë i trajtojmë këto raste, veçanërisht mësuesit kujdestarë, opo mësuesit lëndorë të cilët janë më nga afër me nxënësit, i trajtojnë duke bërë biseda si individuale apo në grup. Gjithashtu kemi trajtuar edhe tema sensibilizuese apo informuese në lidhje me tolerancën apo me marrëdhnëiet midis nxënësve duke bërë të mundur që këto raste ti evitojmë sa më shumë kemi mundësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/diskriminimi-dhuna-bulizmi-jane-fenomene-prezente-ne-shkolla/