TIRANE - Në dhjetor do të nisë një fazë e re për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, gjatë një konference të përbashkët me drejtorin për zgjerim në KE, Christian Danielsson.
"Ne duhet ta mirëkuptojmë procesin dhe të presim vendet anëtare për vendimmarrjen e tyre në dhjetor, për mënyrën si do të gjykojnë ato mbi rekomandimin pozitiv të Komisionit. Por, e rëndësishme, në këtë proces të gjatë e kompleks, nuk është data në vetvete, por presioni që ne të gjithë mund të bëjmë për të nisur sa më parë procesi i Vettingut. Kjo do të jetë dhe data kur Shqipërisë do i jepet mundësia për të vazhduar me bisedimet për anëtarësim."- deklaroi ministrja Gjosha.