Report TV - Deputetët e “Sigurisë” rezerva ndaj punës së SHISH

Report TV 2016-11-16

Views 0

TIRANE - Deputetët e Komisionit të Sigurisë shprehin rezerva rreth zbulueshmërisë së krimeve të rënda nga ana e Shërbimit Informativ Shtetëror. Në një intervistë për Report TV deputeti Arben Çuko shprehet se arrestimit i 4 personave të dyshuar se po përgatisnin akte terroriste gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, duhet të shërbejë si një mësim për SHISH dhe Policinë sa i përket orjentimit të detyrave dhe vendosjes së prioriteteve.

"Ky është një mësim i mirë për Shërbimin Sekret shqiptar, që do të thotë se ata duhet të ndërrojnë drejtimin e punës, të ndërrojnë metodat, mënyrat, format dhe prioritetet. SHISH-i dhe pjesa që i takon policisë së shtetit duhet të nxjerrin mësimet e duhura lidhur me këtë ngjarje. Unë besoj që i ka kapacitetet e plota Shërbimi Informativ Shtetëror për gjurmimin, ndjekjen dhe parandalimin e këtyre ngjarjeve."- deklaroi Arben Çuko, anëtar i Komisionit të Sigurisë .

Share This Video


Download

  
Report form