Kuvendi ndau vendimet e punës për deputetët, përfshi edhe ata opozitar

alsatmtv 2015-08-22

Views 3

Komisioni për zgjedhje dhe emërime miratoi sot vendimet për punë të të gjithë 123 deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të realizuara më 27 prill të këtij viti. Në mesin e vendimeve janë edhe ato të deputetëve opozitarë të cilët me deklaratë para noterit u shprehën se nuk i pranojnë certifikatat për deputetë. Vendim i tillë i deputetëve opozitarë u vlerësua si antikushtetues nga anëtarët e Komisionit në fjalë, të cilët unanimisht votuan pro miratimit të vendimeve për punë, përfshi edhe vendimet e deputetëve opozitare. Vendimi për punë i deputetëve hyn në fuqi nga dita e mbajtjes së seancës konstituive, gjegjësisht 10 maj.

"Në rast se kolegët nga opozita nuk dëshirojnë të jenë deputetë dhe dëshirojnë ta kthejnë mandatin që morën nga qytetarët, atëherë duhet ta bëjnë atë personalisht në seancë, në mënyrë që të mund të konfirmohet se ata nuk janë më anëtarë të këtij kuvendi. Në të kundërtën, siç është rasti tani, është normale që të respektojmë Kushtetutën dhe nenin 65 sepse institut i tillë që para Noterit të parashtrohet dorëheqje për mandat të fituar nga qytetarët, nuk ekziston", u shpreh Silvana Boneva, VMRO-DPMNE.

Komisioni për zgjedhje dhe emërime sot plotësoi listën e anëtarëve të Agjencisë së mediave me dy propozime të reja dhe atë Llazo Petrushevski dhe Selver Ajdini. Ky i fundit ishte anëtarë edhe i KRD, ndërkohë që gëzon edhe mbështetjen e BDI-së.

"Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e fsheh se qëndron prapa kandidaturës së zotit Selver Ajdinit, me bindjen se në vazhdën e atij përcaktimi tonë për dialog gjithëpërfshirës edhe me strukturat e gazetarëve të Maqedonisë edhe me shoqatat e tyre edhe me asociacionet e tyre ne si strukturë politike dëshmojmë që këtë fushë duam ta mbulojmë me njerëz të profesionit, atij stafi që i ka kaluar ato shkallë të mundimshme të ndërtimit të mediumit" , deklaroi Xhevat Ademi, BDI.

Ndërkaq dy shoqatat e gazetarëve të Maqedonisë kanë propozuar nga një anëtar. SHGM-ja propozon Zoran Fidanovskin, gazetar; Asociacioni maqedonas i gazetarëve propozon Llaze Trajçevin, avokat nga Shkupi; Konferenca ndër-universitare propozon Metodija Jançevskin; Dhoma e Avokatëve propozon Alma Mashoviqin; ndërsa Bashkësia e vetëqeverisjes Lokale propozon Milaim Fetahin. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form