Baleti ?Caruso? i koreografit dhe regjisorit italo-afrikan Mvula Sungani u shfaq këtë të shtunë në Tiranë.
Kjo vepër koreografike vjen në Teatrin e Operës dhe Baletit nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Sorrento-s me rastin e festimit të 30-vjetorit të shfaqjes së parë.
Ky balet është konceptuar dhe krijuar për yllin e baletit Emanuela Bianchini.
Baleti erdhi në skenë mes tingujve të një muzike të përzier me muzikën tradicionale ballkanike me muzikën klasike italiane.
Duartrokitjet e publikut ndiqnin herë pas here performancat e balerinëve. Lëvizje të përsosura koreografike.