Autoritetet në Tiranë kanë vënë në pranga dy persona, të cilët kërkoheshin nga Italia fqinje. Ata janë Ciro Dentice, një italian që banonte në kryeqytet dhe Lefter Lamaj, të cilët do të ekstradohen drejt Italisë.
Në një njoftim të sajin, policia e Tiranës sqaron se Ciro Dentice, 50 vjeç ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Trieste e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale ?Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë?, ?Pastrim Parash?, ?Falsifikim??, ?Armëmbajtje pa leje?. Atij i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg.
Ndërsa Lefter Lamaj, 49 vjeç, banues në Vlorë, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet italiane kanë caktuar masën e sigurisë ?arrest me burg? për veprat penale ?Pjesmarrje në organizatë kriminale? dhe ?Shfrytëzim prostitucioni?./tvklan.al