Ora News – Fushë-Krujë, shpërthim me eksploziv, dëmtohen tre makina

Ora News Lajme 2016-11-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fushë-Krujë, ku si pasojë janë dëmtuar tre automjete. Shpërthimi ka ndodhur përpara shtëpisë së oficerëve në lagjen "Punëtori" të këtij qyteti. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë nuk dihet se kush ka qenë objekti i këtij shpërthimi me eksploziv.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij shpërthimi.

Informacion paraprak: Më datë 15.11.2016, rreth orës 17:45, në trotuar në lagjen"Punëtori", Fushë-Krujë është hedhur një sasi e vogël eksplozivi.

Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale duke u krisur xhamat e tre mjeteve të parkuara në anë të rrugës ku ka shpërthyer lënda eksplozive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fushe-kruje-shperthim-me-eksploziv-demtohen-2-makina/

Share This Video


Download

  
Report form