Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin kërkoi nga klasa politike shqiptare të reflektojë mbi raportin e KE për Shqipërinë dhe të ketë kujdes aspektet ku kërkohen përmirësime. Duke e konsideruar një mrekulli miratimin reformës në drejtësi, Vlahutin siguroi se kjo reformë do të jetë prioritet i BE me cdo qeveri që do të vijë në Shqiëpri deri ditën e anëtarësimit. Ndërsa kryetarja e këshillit të Integrimit, Majlinda Bregu i bëri thirrje qeverisë që të konsultojë dokumentin e negociatave me këshillin.
Raporti vjetor i Komisionit Europian është hartuar duke përdorur burime të shumta dhe të gjitha palët duhet të reflektojnë mbi rezultatet e tij. Kjo ka qenë ftesa që Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, i ka bërë klasës politike në Shqipëri në prezantimin e këtij raporti në Këshillin e Integrimin Kombëtar. Për ambasadoren, miratimi i reformës në drejtësi është një mrekulli dhe do të jetë prioritet i BE me të gjitha qeveritë që do të vijnë në Shqipëri.
Vlahutin: Ftoj të gjitha palët të reflektojnë mbi raportin. Burimet e përdorura për hartimin e tij janë të shumta dhe vendet anëtare të BE kanë kontribuuar në këtë raport. Duhet të kenë rëndësi aspektet që duhen përmirësuar. Miratimi i reformës në drejtësi është thuajse një mrekulli. Do të kishim preferuar zbatimin e reformës përpara publikimit të raportit të KE. Rekomandimi për hapjen e negociatave është një rezultat i një pune të jashtëzakonshme nga shqiptarët dhe nga disa administrata. Zbatimi i reformës në drejtësi do të mbetet prioritet për BE me të gjitha qeveritë që do të vijnë deri në anëtarësimin në BE.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlahutin-do-kishim-preferuar-zbatimin-e-drejtesise-para-raportit-te-ke/