Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Institucioni i Presidenti u ankua para Parlamentit dhe kritikoi qeverinë, për sa i përket trajtimit financiar nga buxheti i shtetit, duke paralajmëruar ankimim në Gjykatë Kushtetuese. Sekretari i Përgjithshëm Florian Nuri, kërkoi 20 milionë lek shtesë në buxhetin e presidencës, nga fondet e alokuara në kuadër të buxhetit të vitit 2017.
Minsitria e Financës dha dakortësinë për shtesën e kërkuar, por përgjigjen për ankimin në Gjykatë Kushtetuese e dha kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj.
Në mbrojtje të presidentit doli Partia Demokratike por dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në komsionin e ligjeve u diskutua dhe buxheti për drejtësinë, ku ministri Ylli Manjani, ishte i kënaqur me shifrën e akorduar, por kërkoi rritje pagash për policët e burgjeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/presidenti-presion-qeverise-padi-ne-kushtetuese-per-buxhetin-e-ulet/