Integral Educational Programs? ka nisur takimet me nxënësit e shkollave të mesme, por jo vetëm, në kuadër të ?Top Education Tour? në 5 qytete.
Sipas organizatorëve qëllimi i këtij aktiviteti është njohja e nxënësve shqiptarë me mënyrën e pranimit në kolegjet dhe universitetet elitare në Britaninë e Madhe dhe Europë.
Në këto prezantime, nxënësit kanë patur mundësi që të marrin shumë informacione të vlefshme në lidhje me sistemet dhe programet e ndryshme arsimore, gjithashtu të takohen me konsulentët e Integralit dhe me përfaqësuesit e universiteteve dhe kolegjeve elitare të përzgjedhura nga Britania e Madhe dhe Europa.