Prej më shumë se një dekade rezulton person në kërkim jo vetëm nga policia shqiptare por dhe Interpol siç dhe shihni në këtë faksimile. Ajo që bie në sy në kërkimin për Saliman Barçin është mungesa e një foto për autoritetet policore shqiptare por jo për median angelze e cila pak ditë më parë i është përkushtuar historisë së një vrarësi sot Shqiptaro-Britanik.
Një shqiptar i dënuar për vrasje arrin të marrë pasaporte Britanike, asistencë ekonomike dhe banesë sociale duke shfrytëzuar statusin e refugjatit dhe azilantit të luftës si Kosovar dhe pse në Shqipëri ka një proces të hapur gjyqësorë prej më shumë se 19 vitesh në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Por kush është Saliman Barci dhe pse është dënuar ai?
ReportTv zbardh krimet e kryera nga 41 vjeç ari Barçi 19 vite më parë. Gjithçka ka nisur 18 Korrikun e vitit 1997 atëherë ku Barci po darkonte me Artur Gjokolën dhe Përparim Ibrahimin. Darkë e nisur për të ndarë një shumë të hollash prej 6 milion lekë mes Barçit dhe Gjokolës e Ibrahimit që ai më pas do ti ekzekutonte, por që përfundon tragjikisht me dy viktima dhe një hasmëri të pambyllur.
Nga dëshmitë e pakta rezulton se pas darkës Barçi me Gjokolën dhe Ibrahimin kanë dalë xhiro me një automjet dhe në rrugë duke ecur kanë ndaluar shtetasin Ilir Abdia, ka qenë Barçi që ka dashur ta vrasë por ndërhyrja e Ibrahimit ka shpëtuar një të pafajshëm.
Kjo duket se si ka pëlqyer Saliman Barçit që ka vendosur të ekzekutojë më pas dy të njohurit e tij që pak orë para se ti vriste kishin daklaruar në banesën e Përparim Ibrahimit që më pas do të vritej.
Por ajo çka bëhet publike për herë të parë në historinë që ka tronditur jo pak Shqipërinë dhe Anglinë është fakti se pas vrasjes Barçi i shkoi për ngushëllim viktimave të tij.
Në këtë kafe ngushëllimi sipas vendimit të gjykatës vëllezërit e Përparim Ibrahimit kanë tentuat ta vrasin por janë penguar nga njerëz që ishin në ceremoninë e varrimit.
Për tre muaj Saliman Barçi e ka mohuar autorësinë e vrasjes, por kur familja Ibrahimi u hakmor për me vrasjen e Genci Barçi atëherë ai kërkoi pajtim duke çuar fjalët ? Unë ju vrava Rizën, ju më vratë Gencin? por kjo kërkesë për pajtim edhe sot e 19 vite më pas rezulton e papranuar.
Procesi gjyqësorë ndaj tij është i hapur dhe po shqyrtohen në Apelin e Tiranës, pasi dënimin me 40 vite që rëndon ndaj tij u prish nga gjykata e lartë.