24 orë pas përmbytjeve, dëmet financiare kapin vlerat e miliona eurove. Situata në autostradën Tiranë ? Durrës, për segmentin ku pati edhe përmbytje, është sërish nën ankthin dhe frikën e një ripërmbytje.
Kjo pasi edhe gjatë natës ishte një valë tjetër uji që vërshoi drejt objekteve. Bizneset kanë humbur të gjithë bazën materiale. Kryesisht ato që kanë zhvilluar aktivitetin në katin e parë të objekteve apo edhe në katet e nëndheshme.