Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori amerikan Donald Lu mbërriti në aktivitetin ?Election Breakfast? me disa variante fjalimi, por iu desh të lexonte atë të fitores së Donald Trump.
Donald Lu: Kam disa versione të fjalimit tim këtu dhe mendoj se është një gjë e mrekullueshme për demokracinë pasi mendoj se ajo është e paparashikueshme, entuziazmuese të cilën Shqipëria dhe Amerika e bashkëndajnë. Demokracia është një gjë që na lidh si amerikanë dhe shqiptarë, është e rrëmujshme dhe shpesh me polemika por në fund demokracia na garanton liritë që e vlerësojmë shumë
Vendimin e amerikanëve qe Donald Terump të jetë presidenti I 45-të, Donald Lu e sheh si votë për ndryshim në SHBA, por garanton se kjo nuk do të thotë ndryshim në raportet me Shqipërinë.
Donald Lu: ?Këto zgjedhje ishte një votë për ndryshim në Amerikë por nuk do të thotë ndryshim mes marrëdhënieve SHBA- Shqipëri. SHBA e Shqipëria kanë pasur marrëdhënie të ngushta si me republikanët ashtu dhe me demokratët. Ne jemi aleatë të NATO-s, jemi partnerë në Afganistan, kemi qëndruar së bashku kundër agresionit rus në Ukrainë dhe pro pavarësisë së Kosovës. Jam besim plotë se marrëdhëniet do të mbeten të ngushta?
E teksa në SHBA u mbyll një fushatë e gjatë, Shqipëria është gati të nisë vitin elektoral dhe Lu shpreh besimin se shqiptarët do të bëjnë zgjedhje të mençura.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fitorja-e-trump-donald-lu-vote-jo-per-ndryshimin-e-marredhenieve-shba-shqiperi/