http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 40 familje të komunitetit rom, te cilat u prekën nga përmbytjet në Tiranë, strehohen në shkollën e mesme ?Gramoz Palushi? në Paskuqan. Në kushte të vështira ata vijojnë të qëndrojnë të gjithë në palestrën e kësaj shkolle, e cila shërben si strehë për ta dhe fëmijët. Ndonëse ende nuk kanë informacion se çdo të bëhet për strehimin, ata kërkojnë nga bashkia banesa sociale, pasi shtëpitë e tyre janë të pabanueshme. Sipas Ministrisë së Brendshme në total janë 110 familje, të cilat janë larguar përkohësisht nga banesat. Gjatë mbrëmjes së te martës, në Paskuqan u evakuuan 40 familje, ndërkohë që rezervat e shtetit po bëjnë furnizimin me setet e fjetjes dhe ushqimet.