http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
500 nxënës të shkollës 9-vjeçare ?Ibrahim Brahja? do të kenë tashme një ambient të ri sportiv ku do të zhvillojnë orën e fizkulturës. I pranishëm në përurimin e ambienteve të reja, kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje të rinjve të fokusohen te puna, pasi ajo është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. ?Kush punon shpërblehet dhe nuk ka rëndësi nga vjen, si e ke mbiemrin, sa i vogël është vendi yt dhe sa modeste është ekonomia jote. Një njeri që punon shpërblehet, ose në karrierë, ose në sport a në talent?, tha kreu i Bashkisë, duke shtuar se mes punës dhe llafeve, Bashkia ka zgjedhur punën. ?Ka sot një betejë të vërtetë në Shqipëri, ndonjëherë edhe politike, por në thelb të betejës është puna apo llafet; më vjen mirë që është puna ajo ku jemi fokusuar dhe në qoftë se edhe brezin e ri e fokusojmë te puna, është mënyra më e mirë si të ecim përpara?. Veliaj tha se këto investime tregojnë mbajtjen e premtimeve që u janë bërë qytetarëve. ?Investimet cilësore në mjete mësimore, në banka, në ambientet sportive, laboratorë, ngrohje, kondicionim dhe në palestra cilësore si kjo, janë shprehja më e qartë se atë që themi e bëjmë realitet. Nuk ka më asnjë arsye pse të kalojmë kohën në pika bastesh, është më e rëndësishme të kalojmë kohë në fusha sportive si kjo palestër, ku bëhet ndeshja e vërtetë?. Palestra e re është pajisur me sistem ventilimi, ndërsa është bërë shtrimi i saj me parket druri.