Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN
I ftuar: Edi Rama
Kryeministri Rama është i ftuari i mbrëmjes përballë gazetarit Blendi Fevziu në ?Opinion?.
Pyetja e parë që i është drejtuar kryeministrit të vendit ka qenë ajo mbi vendimin më të fundit të qeverisë që anulloi një vendim të mëparshëm të qeverisë për importin e mbetjeve nga jashtë, duke e legjitimuar këtë import dhe sjellë reagimin e qytetarëve.
Gazetari Blendi Fevziu e ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer qytetarët shqiptarë, kur thoshte dikur se nuk do lejonte importin e plehrave, ndërsa tani sjell ligjin e ri. Por Rama ka reaguar ashpër dhe me agresivitetin që e karakterizon duke i thënë gazetarit, në studion e të cilit ka ardhur i ftuar: Mos më thuaj mua kështu, të kujtoj me kë po flet!!!
Kryeministri Edi Rama deklaron në studion e Opinion se sot doganat shqiptare janë më të përgatitura për të importin e mbetjeve të riciklueshme, por ndonëse gazetari Blendi Fevziu këmbëngul se në doganat tona futet hashash, Kryeministri nuk arrin të përgjigjet për këtë, duke bërë diversion. Rama ka shtuar se plastika, lëndë që do hyjë në dogana, nuk është lëndë e rrezikshme.
Pavarësisht problemeve të mëdha sociale dhe ekonomike që kanë përfshirë vendin, Kryeministri Edi Rama deklaron në studion e Opinion se shqiptarët jetojnë më mirë se tre vite më parë. Këtë, Rama ia atribuon reformave të ndërmarra nga qeveria e tij.
Debati mes drejtuesit të emisionit ?Opinion? dhe kryeministrit Rama, pas debatit për importin e mbetjeve në vend është ndalur tek mbjellja e kanabisit në vend. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse trafikantët e kanabisit kanë lidhje me struktura të policisë, Edi Rama e pohon me plot gojën se po, ka elementë me lidhje të tilla. Rama deklaron se ?nuk e vë fare në dyshim që trafikantët kanë lidhje me strukturat policore?.
Edi Rama është pyetur në studion e Opinion për kërcënimet që kanë shkuar në adresë të Kryeprokurorit Adriatik Llalla. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse është në dijeni që një narkotrafikant e ka kërcënuar Kryeprokurorin, Rama ka nguruar të japë një përgjigje serioze, duke thënë se nuk ka si ta dijë, pasi nuk takohet çdo ditë me Kryeprokurorin.
Kryeministri i Shqipërisë, ka deklaruar se Presidenti i Republikës do të zgjidhet nga ky mandat parlamentar. Më tej, Rama theksoi se presidenti do zgjidhet mes negociatave brenda koalicionit qeverisës. Ai është pyetur, gjithashtu, edhe për rikandidimin e deputetit Ben Blushi si kandidat i PS në zgjedhjet e ardhshme qeveritare në verën e 2017-ës.
Edi Rama ka folur në lidhje me zgjedhjet në Dibër. Rama u përball me disa video-regjistrime të disa emisioneve investigave në vend, që në fokus të tyre, kishin deformimin e votës. Por, me sa duket, për vetë kryeministrin një fakt i tillë, nuk përbënte aspak problem.