Sopranoja Ilona Mataraze, është fituesja e Festivalit Ndërkombëtar Operistik ?Marie Kraja?. Mes tetë finalistëve, juria shpalli si më të mirën e edicionit të 16 këngëtaren lirike nga Gjeorgjia, e cila shkëlqeu me arien e Ana Bolenës.
Vendi i dytë i takoi baritonit, Endrju Kimak, ndërsa i treti shkoi për tenorin shqiptar Klodian Kaçani.
Çmimin më të ri, i pagëzuar me emrin ?Singer of the future, Nina Mula? e meritoi Maria Eleni.
Edicioni i 16 pas 15 vitesh nën drejtim e Zana Çelës, iu besua sopranos së njohur, Inva Mula. Për dy net në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, artistë të ardhur nga vende të ndryshme të botës konkurruan në garën e arieve dhe këngëve.
Si një udhëtim në gjithë muzikën botërore operistike, të bukurat shqiptare si ?Margjelo? dhe "Rrjedh në këngë dhe ligjërime", sollën emocion të veçantë, në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.