Edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik "Maria Kraja" shpalli çmimet mbrëmjen e së shtunës për këngëtarët më të mirë. Çmimet u dhanë pas prezantimit të 15 konkurrentëve që përfaqësuan Francën, Gjermaninë, Spanjën, Italinë, Shqipërinë, Slloveninë e më gjerë në natën e dytë të festivalit.
Këngëtarët konkurruan me një repertor të përzgjedhur dhe performuan përpara një jurie ndërkombëtare nën drejtimin e orkestrës së Teatrit kombëtar të operës të drejtuar nga dirigjenti Leonardo Quadrini.