Ora News – Sarandë, grabitësi i pamaskuar vret me çifte rojën e karburantit

Ora News Lajme 2016-11-06

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Roja i një pike karburanti është vrarë me armë zjarri në hyrje të qytetit të Sarandës. Viktima është 44 vjeçari, Artan Hoxha, i cili sipas policisë lokale të Sarandës është qëlluar për vdekje me një armë gjahu.
Grabitja me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 03:55 minuta të natës së shkuar në lagjen ?Qafë Gjashtë? të qytetit.
Sipas policisë lokale, një person i armatosur me armë gjahu ka shkuar në pikën e karburantit duke qëlluar me çifte 44 vjeçarin, banues në zonë.
Për shkak të plagëve të marra, burri ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.
Policia thotë se autori i ngjarjes ka shkuar me një motor të kuq dhe i pamaskuar, duke grabitur pikën e karburantit.
Policia sqaron gjithashtu se nga arka e pikës janë vjedhur rreth 60 mijë lekë të rinj.
Policia njoftoi pak orë më vonë se ka identifikuar autorin e ngjarjes, shtetasin me iniciale A.K, 27 vjeç, banues në Sarandë, i cili është shpallur në kërkim. ?Dyshohet se ky shtetas është edhe përdorues i lëndëve narkotike dhe po punohet për kapjen e tij?, sqaron policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sarande-vritet-me-arme-zjarri-punonjesi-i-karburantit/

Share This Video


Download

  
Report form