Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ndroqit rreth orës 19:30, ku shtetasi Kasëm Lila rreth 50 vjeç ka qëlluar me çifte bashkëshorten dhe kunatën e tij.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosura Afize Lila 47 vjeç, bashkëshortja e Kasemit dhe kunata Zyra Lila 40 vjeç.
E shoqja e tij ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kunata ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
?Më datë 22.10.2016, rreth orës 19:30, ka ardhur një telefonatë tek numri i emergjencave 112, ku njoftohemi se në fshatin Çoçaj, në Ndroq, ka pasur një konflikt në familje, ku për pasojë kanë mbetur të plagosura me armë zjarri, dy shtetase. Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6 ku bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Kasëm Lila?.
Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur arrestimin e autorit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndroq-burri-vret-kunaten-dhe-plagos-gruan-arrestohet/