Ora News – Më 9 nëntor Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë

Ora News Lajme 2016-11-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Më 9 nëntor Komisioni Evropian do të publikojë progresraportin për Shqipërinë, në bazë të së cilit do të merret edhe vendimi për rekomandimin ose jo të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Çështjet të cilat kanë kaluar në sitën e Bashkimit Evropian janë po ato çështje që shqetësojnë realitetin tonë dhe po ato çështje që përplasin palët në sencat maratonë çdo të enjte në parlament, si droga, refoma në drejtësi, dekrimianlizimi, zgjedhjet me standarde, etj.
Në një analizë të detajuar eksperti i çeshtjeve evropiane, Agustin Palokaj i sugjeron qeverisë shqiptare të bëjë kujdes, të mos e shesë për interesa të saj rekomandimin si vendim, gjë e cila mund ti kthehet në boomerang.
Qeveria duhet ta kuptojë dhe qytetarëve t?ua komunikojë se fjala është vetëm për ?rekomandim? e jo për ?vendim? apo për hapje negociatash. Gjithsesi edhe rekomandimi është njohje e suksesit që ka arritur Shqipëria, sidomos me reformën në drejtësi, por nuk duhet ekzagjeruar, sepse BE-ja do të presë edhe rezultate konkrete në zbatim, me fjalë të tjera, politikanë të lartë në burg.
Në sytë e Bashkimit Europian, Shqipëria ka shënuar propres të madh në luftën kundër trafikut të drogës, kurse reforma në drejtësi konsiderohet kthesa e madhe më e rëndësishme që prej renies së sistemit komunist. Dhe të gjitha këto kanë bërë që të krijohet një konsensus brenda BE-së që Komisioni Evropian të bëjë hapin e ardhshëm në procesin e përafrimit me Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/me-9-nentor-komisioni-evropian-publikon-raportin-per-shqiperine/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS