Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili tha se do të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, lidhur me situatën e kanabisit në vend, që sipas kreut të shtetit, ka marrë përmasa kombëtare.
Duke duke lënë të kuptohet se nuk do të marrë pjesë në një mbledhje të tillë, me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama thotë se duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD -së.