'Zgjedhorja'/Në orën 17:00 mblidhet Këshilli Politik, PD kërkon të futet në Kuvend me veton për KQZ

Report TV 2020-06-24

Views 1

Mblidhet sot në orën 17:00 Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Partia Demokratike do të paraqesë në tryezë një propozim të ri që synon të rikthejë këtë parti brenda Kuvendit.

Bashkëkryetari Damian Gjiknuri kërkoi dje nga palët që të sillen propozime të shkruara për çdo çështje të mbetur pezull, për ta miratuar të gjithë paketën e amendimeve në Kodin Zgjedhor. Partia Demokratike nuk ka qartësuar mënyrën që propozon për zgjedhjen e nënkomisionerit, që do të vijë nga radhët e opozitës.

Share This Video


Download

  
Report form