Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa inspektoi punimet tha se investimi është një premtim i mbajtur dhe tregues i standardit të barabartë për qyetarët e Tiranës
Veliaj: Më vjen shumë mirë sot që kthehemi për të mbajtur një premtim që dhamë në fushatë. Nuk besoj se në këtë një vit e gjysmë pune, por edhe gjatë fushatës, të kemi pasur më shumë ankesa dhe kërkesa për ndërhyrje se sa për këtë rrugë që njihet si rruga e Fizikës Bërthamore, ose Rr. ?Shefqet Kuka?. Jam këtu për ta mbajtur atë premtim dhe për t?iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve: urbanizimin e lagjes. Kjo është një lagje kryesisht e re, me banorët të ardhur pas viteve ?90. Në hartat e vjetra të Tiranës ka qenë një zonë totalisht rurale, por realiteti ka ndryshuar; ka ardhur koha që t?i përgjigjemi realitetit që shohim në terren, jo realitetit që ka ngelur nëpër hartat dhe planet e viteve ?80-?90?.
Por që investimi të ketë të gjitha standardet, Veliaj u kërkoi banorëve që edhe atë të mbajnë premtimin dhe të tërheqin muret dhe gardhet e tyre rrethuese për të krijuar mundësinë e zgjerimit të rrugës dhe trotuareve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nisin-punimet-per-rrugen-shefqet-kuka-veliaj-premtim-i-mbajtur/