?Shqipëria nuk është ndarë plotësisht nga e kaluara komuniste, madje simbolet e diktaturës po rikthehen dukshëm edhe pas 26 vitesh?, ka qenë kjo deklarata e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani gjatë një aktiviteti të organizuar mbrëmjen e së hënës në Pallatin e Brigadave. Sipas kreut të shtetit, politika shqiptare duhet të hapë dosjet e sigurimit të shtetit duke i shërbyer memories historike të vendit.