Policia Rrugore vijon aksionin në të gjithë vendin për zbatimin e masave pëe rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga këta, 6 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 2 të tjerë drejtonin mjetin pa leje drejtimi.
Po në këtë kuadër janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat:
20 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit,
40 për shpejtësi tej normave të lejuara,
6 për semafor e shkelje të tjera.