Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Berat-Kombinat rreth orës 21:50, ku është aksidentuar rëndë këmbësori A.M 32 vjeç nga shtetasi A.L 21 vjeç i cili drejtonte një mjetë tip ?Jaguari?. Drejtuesi i mjetit dhe i plagosuri ishin banues në lagjen Çlirim të Beratit.
Këmbësori i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të kritike për jetën.
Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat shtetasi A.L dhe po kryhen hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqeve të aksidentit.