Edicioni i 18-të i Bienales së Mesdheut me artistë të rinj nga Europa dhe rajoni do të startojë për herë të parë në Shqipëri. Projekti Mediterranca 18 që do të mbahet në Tiranë u prezantua në një konferencë për shtyp në Ministrinë e Kulturës në Tiranë në praninë e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi, Presidentes së Bineles Dora Bei, presidentit të regjionit të Pulias, Michele Emiliano, dhe kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj .
Presidentja e Bienales Dora Bei është shprehur se organizatorët e bienales janë një shoqatë që promovojnë artistët e rinj në rajonin e Mesdheut.
?Jemi të kënaqur që rajoni i Pulias na bashkon jo vetëm ne, por krijon edhe perspektivën e së ardhmes. Synimi ynë që të respektojmë diversitetin dhe multikulturalizmin. Artistët do ta kthejnë në shtëpinë e tyre Tiranën dhe Durrësin?, tha ajo.