Ora News – Rimbursim për të gjithë, Rama:Do përfitojnë dhe të pasiguruarit

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Kryeministri Edi Rama ka premtuar se brenda pak kohësh shqiptarët do të përfshihen në skemën e rimbursimit shëndetësor pavarësisht nëse janë apo jo të siguruar.
Kreu i qeverisë i është rikthyer kështu premtimit të tij elektoral për shëndetësi falas, duke theksuar se pavarësisht problemeve të shumta po punohet për një sistem me mbulim universal.
Rama: Duke krijuar një tjetër kusht themelor për atë që për ne duhet të jetë shëndetësia në Shqipëri, një sistem shëndetësor me mbulim universal, ose e thënë ndryshe, një sistem shëndetësor ku nuk ka rëndësi sa para ke në xhep për të marrë shërbimin që meriton.
Kryeministri Edi Rama tha gjithashtu se një hap i rëndësishëm për rritur kapacitet dhe cilësinë e shërbimit të shëndetësisë është autonomia e spitaleve.
Autonomia i kthen spitalet shtetërore në ndërmarrje me menaxhim të pavarur nga Ministria e Shëndetësisë.
Rama: Me pjesëmarrjen direkte të trupës mjekësore në vendimmarrje dhe me një menaxhim të pavarur nga Ministria e Shëndetësisë. Na duhet paraprakisht të kemi qartësi për koston e çdo veprimi spitalor, në mënyrë që autonomia të jetë e bazuar në protokolle të sakta dhe të kostuara për të mos u kthyer në një anarki financiare me pasojë çuarjen në faliment të plotë të këtyre ndërmarrjeve publike spitalore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rimbursim-per-te-gjithe-ramado-perfitojne-dhe-te-pasiguruarit/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS