Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndihma shtetërore ndaj biznesit ka qenë në fokus të mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, nën drejtimin e kryeministrit, Edi Rama.
Kreu i qeverisë foli për një klimë të përmirësuar në këtë aspekt, jo vetëm në përmirësimin e legjislacionit por edhe në lejimin e konkurrencës së drejtpërdrejtë. Sipas tij, në tre vite të qeverisë, rishikimi i politikave të ndihmës ndaj biznesit është fokusuar në mbështetje të sektorëve prioritarë.
Rama: Kompanitë që duhet të aplikojnë për të përfituar nga fondi i ndihmës shtetërore kalojnë përmes një procesi ku shqyrtohet impakti i kësaj ndihme në ekonomi në punësim në mjedis e me radhë. Faktikisht me ndryshimet ligjore që kemi bërë këtë vit në ligjin e ndihmës shtetërore autoriteti i konkurrencës duhet shqyrtoje rast pas rasti të gjithë aplikimet. Autoriteti ka tashmë mundësinë që të parandalojë rastet kur skema të mëdha të ndihmës mund të sjellin pasoja negative si prishje rregullash të konkurrencës apo kur mund të gjykohet se biznesi merr përmes ndihmës më shumë se sa i takon për atë që sjell si impakt.
Duke u kthyer pas në kohë, Rama tha se në vitet 2007-2012, ndihma shtetërore ka qenë e keqmenazhuar ndërsa vlera financiare ka qenë 631 milionë euro.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-mbeshtetje-sektoreve-prioritare-te-biznesit/